BallinaLajmeHoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Hoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Të ngjajshme

Situata në Lindjen e Mesme dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer zhvillon bisedë telefonike me Trump

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike...

Afati deri më 31 mars, mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra...

Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi

Në përputhje me deklarimet e djeshme të kryeministrit, Albin...

Moti për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Kemi mijëra objektiva të tjera për të goditur në Iran, thotë zëdhënësi i ushtrisë izraelite

Effie Defrin, një zëdhënëse e ushtrisë izraelite, ka dhënë...

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për situatën politike në vend, duke paralajmëruar për një krizë të thellë institucionale dhe rrezik për destabilizim të rendit politik.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Hoxhaj tha se vendi po hyn në një fazë të rrezikshme ku institucionet po paralizohen njëra pas tjetrës.

“Nëse dikush ka menduar se rënia në kaos nuk ndodh menjëherë, e ka pasur gabim. Vitin e kaluar e mbyllëm pa një Kuvend me funksion të plotë dhe pa një Qeveri me mandat demokratik. Pas dy javësh rrezikojmë të mbetemi edhe pa një President legjitim”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas tij, periudha kur pas zgjedhjeve institucionet ndërtoheshin shpejt tashmë i përket së kaluarës.

“Kosova po shndërrohet nga një vend me më pak rend në një vend pa rend fare, duke rrezikuar të kaplohet nga kaosi dhe anarkia”, theksoi ai.

Hoxhaj kritikoi ashpër mënyrën se si po menaxhohet situata politike në vend, duke thënë se interesat shtetërore po sakrifikohen për interesa të ngushta politike.

“Në një moment kur bota përballet me sfida të mëdha që përcaktojnë fatin e kombeve, qeveria e Kosovës po luan me shtetin, duke sakrifikuar interesin kombëtar për ego të vogla politike dhe ambicie personale”, u shpreh ai.

Sipas tij, situata aktuale nuk është më vetëm një krizë politike, por një dobësim i rrezikshëm i shtetit.

“Kjo nuk është më thjesht krizë politike, por një rrëshqitje e rrezikshme që po e dobëson Kosovën nga brenda dhe jashtë”, theksoi Hoxhaj.

Ai paralajmëroi se nëse vendi vazhdon në këtë drejtim, Kosova mund të humbasë mbështetjen dhe vëmendjen ndërkombëtare.

“Historia nuk fal kur një komb humb shansin për të ecur përpara. Nëse kjo rrugë vazhdon, Kosova rrezikon të mbetet jashtë skenës ndërkombëtare, të humbasë vëmendjen e aleatëve dhe mundësitë strategjike për zhvillim dhe integrim”, shkroi ai.

Në fund, Hoxhaj theksoi se një shtet nuk mund të funksionojë pa institucione të forta dhe pa besim tek partnerët ndërkombëtarë.

“Një shtet nuk mund të mbijetojë pa institucione funksionale, pa rend politik dhe pa besim tek aleatët e tij”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz