Hoxhaj: Shkuarja në zgjedhje është përgjegjësi e Kurtit, përpjekjet e tij ishin teatër politik
dp

Lexo edheCarafano për T7: SHBA po kërkon partneritete në rajon, Kosova ka lëshuar shumë mundësi dhe s’po e shoh që po ndërvepron

Ai tha se shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare është përgjegjësi e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Është dështim i atij i cili fitoi zgjedhjet me 28 dhjetor i Kurtit. Kur i fiton zgjedhjet nuk fiton vetëm me qeverisë, i fiton zgjedhjet për ta drejtuar vendin dhe njëra prej gjërave se si udhëhiqet vendi është edhe krijimi i institucioneve të reja. Për mua nuk ka qenë befasi ajo se çka ka ndodhë sepse në momentin kur ne e pamë që Kurti është i interesuar ta votojë Qeverinë ta formojë Qeverinë, pas konstituimit të Kuvendit ta votoj buxhetin t’i kryej marrëveshjet ndërkombëtare dhe do duhej të kishte hiearki krejt tjetër, do duhej të zgjidhej fillimisht presidenti dhe kur nuk pati vullnet politik ishte e qartë që do shkojmë përsëri në zgjedhje, meqë përpjekjet e tij ishin teatër politik, pashmangshëm shkuarja në zgjedhje është përgjegjësi e Kurtit”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.

Lexo edheCarafano për T7: SHBA po kërkon partneritete në rajon, Kosova ka lëshuar shumë mundësi dhe s’po e shoh që po ndërvepron