Çitaku: Nuk duhet të jesh ekspert i ligjit për ta kuptuar se sa e pabazë është aktakuza në Hagë
dp

Lexo edheGola: Pretendimet për tensione ndëretnike në Kosovë duhen mbështetur me fakte, ndryshe ushqejnë narrativën e Vuçiqit

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku ka shprehur besimin e saj se vendimi i gjykatës do të bazohet në faktet dhe provat e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.
Ajo ka theksuar se, sipas saj, për të kuptuar dobësinë e aktakuzës nuk është e nevojshme të jesh ekspert i fushës juridike, por mjafton të analizohen faktet dhe dëshmitë e paraqitura gjatë procesit.
“Unë po dua të besoj që vendimi do të merret bazuar në faktet që janë ofruar në sallën e gjyqit dhe nuk duhet të jesh ekspert i ligjit për ta kuptuar se sa e pabazë është aktakuza e ngritur nga Prokuroria”, ka deklaruar Çitaku.

Lexo edheGola: Pretendimet për tensione ndëretnike në Kosovë duhen mbështetur me fakte, ndryshe ushqejnë narrativën e Vuçiqit