Hoxhaj: Ramush Haradinaj ishte kundërshtari më i madh i demarkacionit, dhe në vitin 2018 e votoi
BILLI

Lexo edheKy është komandanti i radhës i UÇK-së që sot do të intervistohet nga Specialja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë që taksa 100 për qind duhet pezulluar, ai ka pohuar se kanë zhvilluar disa takime me kryeministrin, Ramush Haradinaj rreth kësaj çështje, njofton Gazeta Blic.
“Mendoj që ende ka mundësi që me kryeministrin Haradinaj të bëhet një zgjidhje, ne kemi pasur disa takime me të. Taksa duhet të pezullohet dhe përvoja jonë e deritanishme ka treguar se nëse dikush vepron ndryshe nga pritjet e qytetarëve atëherë ne marrim vendime”, tha Hoxhaj në RTV Dukagjini, përcjellë Gazeta Blic.
Hoxhaj, tha që kryeministri Haradinaj ishte kundërshtari më i madh i demarkacionit me Malin e Zi dhe në fund ai e ka ratifikuar këtë marrëveshje.
Lexo edheKy është komandanti i radhës i UÇK-së që sot do të intervistohet nga Specialja
“E dimë të gjithë se çfarë ka deklaruar Haradinaj për Demarkacionin dhe në vitin 2018 e ka votu. Ne e kemi përmbyllë demarkacionin, e kemi përfunduar edhe Ushtrinë do ta përmbyllim edhe dialogun me Serbinë”, tha ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, refuzoi të flasë rreth shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, ai tha që edhe KQZ është e bllokuar./Gazeta Blic/