back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHoxhaj në Bruksel takon Mogherinin, kërkon më shumë presion ndaj Serbisë

Hoxhaj në Bruksel takon Mogherinin, kërkon më shumë presion ndaj Serbisë

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur një vizitë dy ditore në Bruksel dhe Strasburg ku do të zhvilloj takime me krerët më të lartë të institucioneve të BE-së dhe Këshillit të Evropës.

Takimin e parë ministri Hoxhaj e ka zhvilluar me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini me të cilin ka diskutuar për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, sfidat rajonale, liberalizimin e vizave dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Hoxhaj ka thënë të ketë marrë mbështetje të fuqishme politike të BE-së për Kosovën, institucionet e saj dhe zhvillimin e dialogut me Serbinë. Por, sipas tij, BE-ja duhet të bëj presion në Serbinë që t’i zbatoj marrëveshjet e arritura dhe të kushtëzoj progresin e mundshëm të saj në rrugën evropiane me njohjen e Kosovës.

“Zhvillova një takim shumë të mirë dhe përmbajtjesor me shefen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Federica Mogherini. Diskutuam për shumë çështje të zhvillimeve politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe raportet mes Kosovës dhe BE-së pas nënshkrimit të MSA-së. Theksova nevojën për më shumë presion ndaj Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe kushtëzim në rrugën e saj evropiane nëse vazhdon të ketë qasje bllokuese ndaj Kosovës. Pa një afatizim të dialogut dhe zbatim të marrëveshjeve, vështirë të flasim për progres dhe normalizim të mirëfilltë” ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, temë diskutimi ka qenë edhe çështja e votimit të demarkacionit me Malin e Zi, për çka është shprehur gatishmëria dhe vullneti i plotë që ka Qeveria e Kosovës për ta shtyrë sa më parë këtë.

Hoxhaj pritet të takohet edhe me komisionerin Johannes Hahn, Komisionerin për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, Zëvendësekretarin e Përgjithshëm e të NATO-së, dhe shumë eurodeputetë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz