back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeHoxhaj: Kurti e izoloi Kosovën – Shqipëria dhe Mali i Zi kanë...

Hoxhaj: Kurti e izoloi Kosovën – Shqipëria dhe Mali i Zi kanë data për BE

Të ngjajshme

Tomiyasu prezantohet te Ajaxi

Ajaxi ka prezantuar blerjen e tyre të re. Bëhet fjalë...

“Po të çpojke e po ta shtike mrena”, për çka e ka fjalën Shkurta?

Shkurta dhe Fjolla kanë folur për ndërhyrjet estetike. Shkurta tha...

Sulmi me makinë në paradën e Liverpoolit, gjykata jep 21 vjet e 6 muaj për autorin

Sulmuesi në paradën e Liverpoolit, Paul Doyle, është dënuar...

Hamza viziton në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit...

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka paraqitur një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë Kurti, duke e akuzuar për izolimin ndërkombëtar të Kosovës, mungesën e politikës së jashtme dhe dështime serioze në proceset integruese euroatlantike.

Hoxhaj tha se Kosova sot ndodhet në një pozitë më të dobët se vendet e rajonit, të cilat po avancojnë drejt Bashkimit Evropian. Sipas tij, dallimi është i qartë dhe i dhimbshëm.

“Përderisa ne jemi të izoluar nga Bashkimi Evropian dhe nën sanksione, shtetet tjera si Shqipëria dhe Mali i Zi po marrin data të qarta se kur mund të jenë pjesë e BE-së.”

Ai theksoi se një nga dështimet kryesore të qeverisë është mënyra se si është menaxhuar situata në veri të vendit dhe raportimi i saj para bashkësisë ndërkombëtare.

“Një qeveri e cila nuk është e zonja që ta bindë bashkësinë ndërkombëtare se ajo se çfarë po ndodh në veri të vendit është një politikë armiqësore e shtetit serb në raport me Kosovën, por të njëjtën kohë edhe t’i integrojë serbët në institucionet e Kosovës, vjen deri te sanksionimi i një vendi që ka qenë viktimë.”

Duke folur për dialogun me Bashkimin Evropian, Hoxhaj ngriti pikëpyetje serioze për transparencën dhe procesin negociues të kryeministrit Kurti.

“z. Kurti ka negociuar me BE-në, por ne nuk e dimë se kur është negociuar për marrëveshjet të cilat janë ofruar dhe sot e kësaj dite nuk e dimë se kush e ka shkru Marrëveshjen e Brukselit, kush e ka draftu Aneksin e Ohrit, kush e ka draftu Draft-Statutin e Asociacionit.”

Sipas Hoxhajt, mungesa e një strategjie të qartë ndërkombëtare ka qenë evidente gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie.

“Kosova nuk ka pas politikë të jashtme në këto 5 vitet e fundit. Ne jemi vend në Ballkan i vetmi i sanksionuar dhe i izoluar nga Bashkimi Evropian. Një politikë e penalizimit është ndjekë gjatë kësaj kohe dhe qeveria Kurti asnjëherë nuk e ka kuptu deri ku mund të shkojnë gjërat.”

Ai veçoi si dështim të rëndë edhe mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas tij, këto dështime e kanë kthyer Kosovën mbrapa në ambiciet strategjike.

“Dështimi tjetër ka qenë dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ne e kemi humbë momentumin që të integrohemi në BE, që të anëtarësohemi në NATO. Një qeverie të re do t’i duhet shumë kohë që të krijojë një momentum ndërkombëtarë, që Kosova të jetë një partner serioz.”

Ai akuzoi Kurtin për mungesë vullneti politik dhe qasje personale ndaj institucioneve shtetërore.

“Kurti nuk ka pas vullnet politik, nuk ka dasht me kriju institucione. Albin Kurti dëshiron që t’i krijojë institucionet në përputhje me vullnetin e tij individual.”, u shpreh Hoxhaj në Frontal të T7.

Në fund, Hoxhaj u ndal te rëndësia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke i cilësuar si vendimtare për drejtimin e shtetit.

“Nuk ka votë dhe votim më historike për vendin, sesa këto zgjedhje të 28 dhjetorit. Nuk ka të bëjë kjo me atë se kush vjen në qeveri e kush bëhet deputet apo jo, këto zgjedhje duhet që njerëzit ta thonë votën e tyre se si e shohin të ardhmen e Kosovës.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz