back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeE pranon fajësinë i akuzuari se goditi me grushte gruan me të...

E pranon fajësinë i akuzuari se goditi me grushte gruan me të cilën ishte në lidhje rreth dy javë

Të ngjajshme

Osmani dhe homologu arab flasin për veprimet e regjimit iranian

Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin...

Haxhiu dhe Rudolph flasin për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për institucionet e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

A varet e ardhmja e Spallettit te Juventusi nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve?

Raportet në Itali pretendojnë se Juventusi do të ulet...

Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë...

Europol-i çmonton kartelin “Los Lobos”

Europol mbështeti autoritetet ligjzbatuese nga Belgjika, Ekuadori dhe Holanda...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në shqyrtimin fillestar të martën, i akuzuari B.S., e ka pranuar fajësinë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ndaj të dëmtuarës A.Z.

Pranimin e fajësisë, i akuzuari e ka bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Rrahim Podvorica, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“E pranoj fajësinë”, deklaroi i akuzuari.

Gjyqtari Bujar Ahmeti pas marrjes së mendimit të palëve në procedurë, mori aktvendim me të cilin aprovoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari B.S.

“Gjykata merr aktvendim që pranohet fajësia nga ana e të pandehurit Beha Sadiku për veprën penale për të cilën akuzohet, pasi që gjykata u bind paraprakisht se i njëjti ka kuptuar natyrën, pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë. Pranimin e fajësisë e ke bërë me vullnet të plotë dhe pa presion, pasi që ke marrë shënimet e nevojshme nga gjykata. Aktakuza si e tillë nuk përmban shkelje ligjore apo gabime faktike dhe ky pranim i fajësisë është në harmoni me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale”, tha gjyqtari Ahmeti

Tutje, prokurori Podvorica kërkoi që si rrethanë lehtësuese të merret pranimi i fajësisë. Ndërkaq, i akuzuari B.S, tha se është penduar për veprimin e tij.

“Më vjen keq, kam gabu, i kam rënë pishman dhe kërkoj falje”, tha i pandehuri.

Për këtë rast, shpallja e aktgjykimit u caktua për një datë tjetër.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, që mban datën 26 korrik 2024, B.S., akuzohet se më 7 janar 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore, e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën A.Z., pas një mosmarrëveshje verbale duke e goditur me grushte në fytyrë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Në aktakuzë thuhet se në deklaratën e saj të dhënë në Polici, e dëmtuara A.Z., ka thënë se më 1 janar 2023, ishte duke ecur në qytet për ta pritur autobusin, në mënyrë që të shkojë në shtëpi dhe sipas saj, i akuzuari B.S e ka sulmuar me grushte.

“Unë fillova të bërtas dhe pastaj B.S iku dhe disa kalimtarë e kanë thirrë policinë dhe më kanë dërguar në QKUK për tretman. Unë dhe B.S kemi qenë në lidhje rreth dy javë”, citohet të ketë thënë e dëmtuara në hetuesi.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri është recidivist i veprave penale.

Lidhur me këto veprime, B.S., ngarkohet me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz