BallinaLajmeHoxhaj, Konjufcës: Pse nuk po i shkarkoni ambasadorët e LDK’së

Hoxhaj, Konjufcës: Pse nuk po i shkarkoni ambasadorët e LDK’së

Të ngjajshme

Vendim i çuditshëm edhe Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me...

Kryediplomati gjerman beson se Trump zhvilloi bisedime serioze me Iranin: Një pikë kthese në luftë

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i tha transmetuesit...

Brikena e gatshme të largohet me Mateon nëse eliminohet nga Big Brother

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë biseduar për nominimin...

Ali Ahmeti bën homazhe në Gllogjan

Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Kosovës,...

Nisin xhirimet e filmit të ri artistik “Zbardhje”, rolin kryesor e ka një deputete

“Zbardhje”, filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi,...

Enver Hoxhaj e ka pyetur ministrin Konjufca pse nuk i shkarkoi ambasadorët e afërt me LDK’në. Konjufca i ka treguar atij se Teuta Sahaçiu, konsulle në Nju Jork, kthehet në prill nga detyra e saj.

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tash deputet i PDK’së, i tha ministrit të tanishëm, Glauk Konjufcës, se duhet ta ushtrojë autoritetin e tij të kryediplomatit te kryeministri Albin Kurti, për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.

“Unë të kisha ftuar që të ushtroni autoritetin tuaj të Kryeministri. Ju keni një barrë të tillë dhe në shumicën e kohës do ta kaloni se cka do të bëjmë me taksën, ma merr mendja që ua merr shumicën e kohës”, ka thënë Hoxhaj, transmetohet Gazeta Express.

Ai është ndaluar te shkarkimet që i ka bërë Konjufca nga misionet diplomatike.

Pasi e ka këshilluar se si duhet t’i thërras ambasadorët në takime, para se t’i shkarkojë, Hoxhaj e ka pyetur Konjufcës pse nuk i largoi ambasadorët, që sipas tij, janë të afërt me LDK’në.

“Ambasadohet nuk duhet të kthehen në betejë politike. Ai para se të shkarkohet, duhet të thirret në takim” , ka thënë Hoxhaj.

“Ka ambasadorë që janë të afërt me LDK’në. Cfarë bën z. Sahatcihu në Nju Jork”, pyeti deputeti i PDK’së.

Ndërkaq Konjufca tha se Sahaticiu, që është konsulle në Nju Jork, e përfudnon mandatin në prill dhe kthehet nga misioni.

“Me 6 prill kthehet, sepse është emëruar me 6 prill të vititit 2016” , tha ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz