back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeHoxha beson se siguroi ndihmë prej gati 100 mijë eurosh pasi e...

Hoxha beson se siguroi ndihmë prej gati 100 mijë eurosh pasi e kërcënoi Presidentin

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Ministria e Bujqësisë i ka ndarë Asllan Bajraktarit një grant prej 97,550.00 euro

Tërë ditën e kalon duke punuar. Asllan Bajraktari, po mundohet që sa më shpejt ta përfundojë një shtallë e më pas t’i fusë bagëtitë të cilat i ka donacion nga Ministria e Bujqësisë.

E për ta siguruar këtë ndihmë nga Ministria, hoxha nga Jashanica e Klinës, kishte bërë veprime që i kushtuan edhe me arrestimin e tij dhe dënim nga Gjykata, raporton T7.

Duke e parë që për të pestën herë, iu refuzua ndihma nga shteti ai shkoi dhe kërcënoi familjen e presidnetit Thaci në Burojë të Skënderajt.

Bajraktari beson se ky veprim, ndonëse i dënueshëm, bëri që ai të fitojë një mbështetje financiare afër 100 mijë euro.

Se Bajraktari e mori këtë grant thonë edhe në Ministrinë e Bujqësisë.

Në një përgjigje për T7 nga kjo ministri thonë se fermeri, Asllan Bajraktarim, në 2018 ka qenë përfitues i vlerës 97,550.00 €

Gjithashtu në këtë përgjigje kjo ministri njofton se Asllan Bajraktari ka aplikuar dhe është përfitues i mundshëm i grantit për vitin 2018 në kuadër te Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Bajraktari tregon po ashtu edhe për qëndrimin në burg pasi u arrestua nga policia e Kosovës për kërcënimin që ia kishte bërë Familjes Thaci.

Data 18 shtator ishte dita e gjykimit për Bajraktarin ku u dënua me gjashtë muaj burgim, por që hoxha nga Jashanica po pret përgjigjen përfundimtare nga gjykata e Apelit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz