Hoti paralajmëron investime miliardëshe në Kosovë pas marrëveshjes së Washingtonit
03

Lexo edheNjë fëmijë 12 vjeçar sulmohet nga qenët endacak në Prishtinë, nëna paralajmëron padi për Komunën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë po e konsideron si hap të madh drejt marrëveshjes finale, që sipas tij do të përfundojë me njohje reciproke.
Në mbledhjen e sotme qeveritare, Hoti tha se kjo marrëveshje fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Ai paralajmëroi investime një miliardëshe në Kosovë nga kjo marrëveshje për normalizim ekonomik që ndodhi në Washington.

Lexo edheNjë fëmijë 12 vjeçar sulmohet nga qenët endacak në Prishtinë, nëna paralajmëron padi për Komunën
“Ne kemi arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja është hap i madh drejt marrëveshjes finale që të përfundon me njohje reciproke. Mbi 1 miliardë euro investime do të përfshihen në hekurudhën Prishtinë-Merdar, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme , rrjeti shpërndarës i gazit .Kjo marrëveshje e fuqizon sovranitetin e Kosovës”, tha Hoti në mbeldhjen e Qeverisë.
Mbledhja e qeverisë është duke vazhduar, derisa kanë 13 pika në rend të ditës.