Toronto Raptors është klubi i parë kanadez që ka arritur ta fitojë titullin kampion të NBA-së pasi ka mposhtur Golden State Warriors 4:2 në serinë e finaleve.
Vendësit hynë në përballjen e gjashtë me mungesën e dy herë MVP-së së finaleve, Kevin Durant, i cili u lëndua rëndë në ndeshjen e kaluar. Ata gjithashtu humbën edhe Klay Thompson i cili në çerekun e tretë të këtij takimi lëndoi gjurin duke mos mundur të kthehej më.
Në fitoren e sontme prej 110-113 ishin Kyle Lowry dhe Pascal ata që realizuan më së shumti pikë tek Toronto, gjithsej 26, përcjellë nga i padraftuari Fred VanFleet me 22.
Ndërkaq, Luftëtarëve nga Oakland nuk iu mjaftuan 30 pikët e Klay Thompson që la ndeshjen diku dy minuta e gjysmë para fundit të çerekut të tretë, por që mbeti pikëshënuesi më i mirë tek ta.
Lexo edheVeteranët e Mitrovicës fitues të Kupës së Kosovës















