back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHistoria e rrallë e veteranit të UÇK-së nga Buroje e Skenderajt:...

Historia e rrallë e veteranit të UÇK-së nga Buroje e Skenderajt: “Ka pesë plumba në trup por e fitoi betejën me Covid”

Të ngjajshme

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e Edi Ramës

Kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës dalë nga...

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi,...

Çantat Lucky Bees – Stili i vjeshtës me çmime super të lira

Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo...

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Qeveria spanjolle miratoi një projektligj të ri kundër pirjes...

Hajzer Duraku ka marrë 5 plumba gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, të cilat, edhe sot i mban në trup.

79-vjeçari jeton në fshatin Burojë të Skenderajt.

Ai thotë se plumbat që ka në trup, po t’i prekësh me dorë mund t’i dallosh.

“I kam marrë plumbat në bel dhe në krah, i kam ende. Po t’i prekësh me dorë e dallon”.

Hajzeri tregon se në fillim nuk kishte mundësi për t’i hequr ndërsa tani, po t’i heqë do të ketë më shumë probleme.

Djali i tij, Isa Duraku ishte 15 vjeç, kur babai u plagos nga forcat armike.

“Babai ka qenë me komandandin, unë isha pas tyre, nuk e pashë, pastaj kur duhet të fshiheshim, i thashë babit ec më shpejt, më tha nuki mundem se më kanë prekur plumbat. U larguam në një fshat tjetër, derisa një dentist ia pastroi plagët. Tani është mirë, kur ndryshon moti, e ndjen më shumë”.

Me humor, Isai tregon rastet kur babai udhëton jashtë shtetit dhe paisja e kontrollit ndez sinjalin, për shkak të metaleve(plumbave), që ka brenda në trup.

“Kur kemi shkuar në Zvicër, nuk kalon dot te qendra e kontrollit, derisa i tregon se ka qenë në luftë dhe ka plumba”.

Dikush që ka jetuar mbi 20 vite me plumba në trup, duket e logjikshme që edhe betejën me koronavirusin do ta fitonte.

“E ka kaluar Covid 19 dhe as nuk e ka ndjerë”, thotë djali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz