back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeDy të arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Dy të arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Të ngjajshme

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Shaqir Totaj hap fushatën: Mandati i dytë është i projekteve të mëdha dhe për Prizrenin modern

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, hapi zyrtarisht fushatën për...

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është nisur për...

Valëvitet flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po valëvitet në...

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Sipas policisë, të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura.

Ndërkohë mediat raportojnë se dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve në Plloqicë të Malishevës.

Kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj, ndonëse ka konfirmuar për KALLXO.com arrestimin e tyre, nuk ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarve apo motivin e vrasjes. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz