back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeHistori rrëqethëse: Ia vranë nënën ndërsa në varrin masiv u gjend edhe...

Histori rrëqethëse: Ia vranë nënën ndërsa në varrin masiv u gjend edhe biberoni i tij, por ai shpëtoi për t’u bërë oficer i FSK-së

Të ngjajshme

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP paguhen nën minimum

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat...

Dembele flet për kohën e tij te Barcelona: Jam i lumtur për gjithçka që ndodhi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka folur hapur...

Rusia sulmon për herë të parë selinë e qeverisë së Ukrainës

Ndërtesa kryesore qeveritare e Kievit është dëmtuar si pasojë...

Maloku: Bllokada politike ka izoluar Kosovën, mbi 1 miliard euro fonde të BE-së në rrezik

Politologu Albinot Maloku ka paralajmëruar se bllokada politike pas...

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Gazetari Korab Lecaj ka treguar një histori sa dhimbjeje po aq edhe krenarie.
Ai ka treguar se si një fëmijë 18 muajsh kishte arritur t’i shpëtoj masakrës së Tërrnjës, e që i njëjti sot ka përfunduar Akademinë usharake, pra është bërë oficer në Ushtrinë e Kosovës (FSK), shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë i gazetarit Lecaj ku rrëfen të gjithë ngjarjen:

Një histori dhimbje dhe krenarie për Aldenisin e vogël që i shpëtoj masakës së Tërrnjës!

(Gjeni dy minuta kohë dhe lexoni deri në fund)

Menjëherë pas luftës (korrik-gusht 1999) tek vendi i quajtur “Lugu i Gjeraqinës”, pak kilometra mbi fshatin tim Brezne (komuna e Dragashit), afër kufirit Kosovë-Shqipëri, në një varrezë masive ishin gjetur trupat e gjashtë grave shqiptare, të cilat për nga veshja, nuk i përkisnin komunës së Dragashit.

Në varrin masiv, përveç trupave dhe gjësendeve të viktimave ishte gjetur edhe një shishe me bebiron e mbushur me qumsht (shih foton më poshtë).

Askush nuk e dinte, se çfarë kishte ndodhur me fëmijun, sepse ai nuk gjendej në varrin masiv. Ngjarja ishte xhiruar me kamerë amatore nga bashkëfshatarët e mi. Ata u kujdesën të gjejnë se cilit vend i përkisnin dhe e kishin kryer punën me nder, deri në fund.

Por unë, do ta tregoj rrëfimin tim.

Në vitin 2007, pasi fillova punën në televizion, bashkëfshatari im Misin Shala, mi ofroj pamjet e xhiruara në varrin masiv dhe personalisht, bëra një film dokumentar “Lugu i gjeraqinave”, për rrëfimin e gashtë grave, të cilat ishin nga fshati Studençan dhe Tërrnje e Suharekës.

Aty mësova për gjithë historinë rrëqethëse të masakrës së Tërrnjës, ku ishin vrarë gjashtë gratë shqiptare.

Aty takova një njeri bujar, të ndershëm, ish-ushtar të UÇK-së, Shkëlzen Krasniqi, i cili në varrin masiv e kishte gjetur nënën dhe bashkëshorten.

Aty takova dhe intervistova edhe Aldenisin e vogël, që gjatë luftës ishte 18 muajsh. Shishja me qumsht e gjetur në varrin masiv ishte e tij. Por, fati kishte dashur që në momentet e masakrës nuk ishte në krahun e nënës, por kishte qenë me hallën e tij.

Pasi kam përfunduar dokumentarin, që nga viti 2007, nuk kam dëgjuar më për Aldenisin.

Sonte mësova se ai, qenka rrit e bërë burrë dhe paska përfunduar Akademinë usharake, qenka bërë Oficer në Ushtrinë e Kosovës (FSK). Shikoni foton me poshtë.

Kur pashë fotografinë e Aldenisit, si oficer i FSK-së, u rrëqetha.

U gëzova! U ndjeva krenar! Më rrodhën lotët.

Ai u rrit nga hiri i luftës dhe sot i shërben shtetit të Kosovës.

Ai do ta dërgoj në vend amanetin e nënës dhe gjyshës si dhe kusherinjve të tij, të cilat u vranë barbarisht nga ushtria serbe.

Aldenisin, shumë shpejt do ta thërras në emisionin tim, t’i ndajmë bashkë rrëfimet, për një histori sa të dhëmbshme aq edhe të lavdishme!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz