BallinaLajme5 persona të vdekur, 318 raste të reja me Covid19

5 persona të vdekur, 318 raste të reja me Covid19

Të ngjajshme

Barazon City, feston Arsenali

West Ham United u rikthye nga disavantazhi për të...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

“Po të mos ishe i martuar…”/ Nis romancë mes Juelës dhe Rogertit?

Pas disa deklaratave të dëgjuara në Prime, banorët kanë...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 318 raste pozitive.

Brenda 24-orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes.

Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Prizren 38 raste, Gjakovë 23 raste, Pejë 17 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Podujevë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 6 raste, Obiliq 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Malishevë.

Mbulojeni gojën dhe hundën me maskë!

Mbajeni higjienën!Respektojeni distancën!

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz