back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit‘Hera e fundit që flas’, rrjeti e ‘kryqëzoi’ për veshjen, flet Sara

‘Hera e fundit që flas’, rrjeti e ‘kryqëzoi’ për veshjen, flet Sara

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Miqësia mes Sara Gjordenit dhe Antonela Berishës duket se vazhdon të shkaktojë reagime të shumta në rrjet, edhe pse ngjarjet që ndezën debatet – përplasja fizike e Antonelës me Klea Prengën, kanë ndodhur prej kohësh.

Pas komenteve të shumta dhe kritikave që nuk ndalen, Sara ka zgjedhur të reagojë sërish përmes një postimi të gjatë në Instagram, duke ndarë mendimet e saj për këtë situatë.

Ajo rrëfen se mesazhet negative shtohen sa herë që ajo poston diçka që lidhet me Antonelën:

“Sa herë postoj që kam veshur diçka më vijnë me qindra mesazhe sesi mund të mbështes Antonelën,”, shkruan Sara, duke treguar se përballja me këtë situatë është e përhershme.

Në reagimin e saj, Sara thekson se mbështetja ndaj Antonelës nuk duhet parë si një miratim për veprimet e së kaluarës, por si një shenjë mirënjohjeje personale për dikë që ka qenë pranë saj në momente të vështira.

Gjithsesi, Sara vendos një kufi të qartë mes mirënjohjes dhe mbështetjes pa kushte:

“Nuk më intereson asnjë veprim tjetër i Antonelës,”, shkruan ajo, “por as s’mund të bëj sikur kam harruar suportin e saj në momentet e mia më delikate.”

Në fund të reagimit, Gjordeni thekson se kjo do të jetë deklarata e saj e parë dhe e fundit për këtë temë, duke e mbyllur me një qëndrim të prerë: “Për të tjerat nuk përzihem fare!”

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz