Haziri- deputetëve: Nëse shkoni në zgjedhje do t’ju ndjek si hije, s’do të ketë fushatë të qetë për ju
dp

Lexo edheVideot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncimin në polici

Aktivisti Çlirim Haziri, duke folur në protestën para Qeverisë së Kosovës, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara.
Haziri ka deklaruar se në rast se ligji nuk votohet, nuk do të gjejnë paqe.
“Nuk do të ketë fushatë për ju, nuk do të ketë tubime për ju. Do t’ju ndjek si hije, sepse kush luan me themelet e këtij kombi nuk ka për të gjetur paqe asnjëherë. Zgjedhja është e juaja: ose votoni ligjin sot dhe e lani faqen tuaj, ose dilni në zgjedhje me vulën e turpit”, ka thënë Haziri.
Ai ka shtuar se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lexo edheVideot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncimin në polici
“Sheshet e Kosovës do t’i keni kundër sot e përgjithmonë”, ka deklaruar Haziri.