back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeHaxhiu tregon se si po torturohet në burg Donika Kadaj-Bujupi

Haxhiu tregon se si po torturohet në burg Donika Kadaj-Bujupi

Të ngjajshme

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin...

Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai...

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se koleges së saj deputete nga Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupit, e cila gjendet në paraburgim, po i ndalohet që të komunikojë me familjen e saj edhe nëpërmjet telefonit, çka sipas saj është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Haxhiu i ka apeluar organizatave që monitorojnë burgjet që të përpiqen që ta ndalojnë, siç e ka quajtur ajo, këtë torturë e padrejtësi, shkruan Periskopi.

Komenti i plotë i Haxhiut:

Përveç që Donika po mbahet padrejtësisht në paraburgim, asaj me vendim të gjyqtarit Kalludra, po i ndalohet edhe komunikimi me telefon me anëtarët e familjes, bashkëshortin dhe fëmijët e po ashtu me urdhër të Kalludres po i bëhen edhe ndalesa në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Kjo është e papranueshme dhe skandaloze!

Apeloj te organizatat që monitorojnë burgjet që të bëjnë thirrje për ndalimin e kësaj torture e padrejtësie!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz