Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka propozuar Albin Kurtin kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.
Në arsyetimin e saj, Haxhiu tha se e propozon sepse pushteti si rehati dhe privilegj por përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Derisa pas pak i mbetet këshillit të përgjithshëm të kësaj partie të vendos.
“Në vend të respektimit të verdiktit qytetar, u prodhuan kriza që e çuan vendin drejt zgjedhjeve. Të njejtën qasje e kemi parë edhe vitin e kaluar, me bojkot të organizuar e shmangie të obligimeve kushtetuese”, është shprehur Haxhiu.
“S’kishte arsye që Kosova të shkonte në zgjedhje. Por kur s’arrin ta fitosh besimin me votë, disa tentojnë ta sfidojnë atë me kriza artificiale”, ka thënë ajo.
Kandidatura është miratuar me unanimitet, pa asnjë votë kundër.