Haxhiu: Partitë t’i përgjigjen ftesave të Kurtit, vendit nuk i duhen zgjedhjet e reja
dp

Lexo edheKonjufca përfaqëson Kosovën në Forumin e Antalyas, fokus te zhvillimet gjeopolitike dhe bashkëpunimi rajonal

Ajo ka thënë se shpreson se pikërisht gjatë kësaj periudhe të nisin takimet ndërmjet partive politike për të arritur deri te një konsensus për këtë çështje.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, ka ftuar subjektet politike që t’i përgjigjen pozitivisht ftesave të kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
“Nuk ka mbetur edhe shumë ditë, por në qoftë se ka vullnet mund të kryhet brenda shumë pak orësh. Prandaj, i ftoj edhe sot që javën që e kemi para nesh ta shfrytëzojnë me takime dhe uroj që ato të mbyllen me një konsensus sa i përket presidentit. Por, ajo që duhet të veprojnë partitë, duhet t’i përgjigjen ftesave të Kurtit.”, ka deklaruar ajo të dielën.

Lexo edheKonjufca përfaqëson Kosovën në Forumin e Antalyas, fokus te zhvillimet gjeopolitike dhe bashkëpunimi rajonal
Haxhiu ka thënë se është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Duhet ta kemi parasysh interesin qytetar dhe qytetarët nuk i duan zgjedhjet në këtë moment, sepse ata kanë votuar në dhjetor. Askush nuk duhet të synojë që me veprimet e tyre ta çojë vendin në zgjedhje”, ka thënë Haxhiu.