Haxhiu para deputetëve për gjuhën seksiste të Gecit: Nuk do të lejoj që ajo të normalizohet në këtë Kuvend, ruajeni dinjitetin e kësaj salle
dp

Lexo edheKatër vajza rrahin dhe ia marrin paratë një viktime në Prishtinë

Haxhiu ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk do të bëhet kurrë arenë e sulmeve gjinore.
“Gjuha seksiste dhe e poshtëruar ndaj grave në politike dhe ndaj çdo grua dhe vajze në shoqëri, është e papranueshme dhe e turpshme. Asnjëherë nuk do të hesht përballë kësaj gjuhe dhe nuk do të lejoj që ajo të normalizohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se deputetet në këtë sallë janë përfaqësuese të zgjedhura të qytetarëve, dhe kushdo që i nënçmon ato e nënçmon drejtpërdrejt votën e qytetarëve të Kosovës.
“Kush ka argumente, le t’i paraqes ato, kush ka mospajtime le t’i shpreh hapur mospajtimet, por fyerja, nënçmimi dhe paragjykimi nuk janë debat dhe ato nuk do të tolerohen asnjëherë”, ka thënë Haxhiu.

Lexo edheKatër vajza rrahin dhe ia marrin paratë një viktime në Prishtinë
E para e Kuvendit ka kërkuar nga të gjithë deputetët ta ruajnë nivelin që kërkon ai institucion dhe besimin që qytetarët e Kosovës iu kanë dhënë.
“Iu bëj thirrje të gjithëve të ruajnë dinjitetin e kësaj salle dhe gjithë bashkë ta dëshmojmë se jemi përfaqësues të denjë të interesave të qytetarëve”, ka shtuar Haxhiu. Lajmi.net/