back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeHaxhiu: I kemi votat, do të jetë një Qeveri që do të...

Haxhiu: I kemi votat, do të jetë një Qeveri që do të mbahet mend

Të ngjajshme

Shkodër: Antidroga asgjëson mbi 9 mijë bimë kanabisi

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e...

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin

Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA me Kosovën, analisti Adri Nurellari, thotë...

Ben Blushi: Albin Kurti, i ndershëm apo i dëmshëm për Kosovën?

Në një postim dhe kritik në Facebook, shkrimtari shqiptar...

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se Qeveria do të votohet ditën kur do të mbahet seanca konstituive, me shumë gjasë gjatë kësaj jave.

“Besoj se është në interes të vendit që sa më parë të thirret seanca. Unë besoj shumë që konstituimi i Kuvendit do të ndodhë këtë javë, por njëkohësisht do të ndodhë edhe votimi i Qeverisë. Pra unë besoj që edhe Kuvendi, edhe Qeveria do të ndodhin në të njëjtën ditë”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Ajo më tej ka thënë se e rëndësishme është që koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e jo prej të cilave parti vijnë deputetët që i janë bashkuar PAN-it.

“Janë votat e mjaftueshme për të qenë Qeveria atë ditë. Do të jetë një Qeveri që do të mbahet mend në memorien e qytetarëve si më e suksesshmja. Nuk është me rëndësi nga cilat parti janë, por janë deputetë nga Parlamenti i Kosovës dhe që të gjithë deputetë të votuar prej qytetarëve. Janë votuar për të punuar për interes të vendit dhe ata duhet të veprojnë ashtu siç mendojnë vetë”, ka shtuar ajo, transmeton zeri.info.

Kurse kandidat për kryeparlamentar, sipas Haxhiut, pritet të jetë Kadri Veseli, sado që një gjë e tillë ende nuk është përfundimtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz