Hashim Thaçi: Masakra e Rezallës është dhimbja që rëndon mbi ne
03

Lexo edheDyshohet për rrëshqitje të dheut pranë ndërtimit të një objekti në Prishtinë, lëndohet një punëtor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot martirët e vrarë në fshatin Rezallë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se masakra e Rezallës është dhimbje e madhe që rëndon mbi ne.
“Masakra në Rezallë është një dhimbje tjetër e madhe që rëndon mbi ne. Para 20 vjetësh, forcat serbe në mënyrë çnjerëzore ekzekutuan rreth 100 banorë të Rezallës dhe fshatrave të Drenicës. Dhimbja për humbjen e më të dashurve tanë vazhdon të jetë e madhe, por duke kujtuar të kaluarën e dhimbshme, ne gjithmonë jemi munduar të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Lexo edheDyshohet për rrëshqitje të dheut pranë ndërtimit të një objekti në Prishtinë, lëndohet një punëtor