Haradinaj uron besimtarët ortodoksë për Festën e Pashkëve
03
Lexo edhe4 vjeçarja që vdiq nga zjarri në Ulpianë qëndronte vetëm në shtëpi, ja ku i punonte nëna
Me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.
Sikurse çdo festë tjetër, edhe Pashkët Ortodokse janë moment i veçantë për të shprehur ndjenjën e solidaritetit, mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, kulture dhe feje, tha Kryeministri Haradinaj.
“Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës, të së drejtës dhe na ofron mundësinë për të rritur unitetin dhe tolerancën ndërmjet njerëzve. Kosova ka qenë dhe do të mbetet vend i tolerancës fetare, si një vlerë unike e traditës tonë. Me shëndet Pashkët ortodokse!”, përfundon urimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj. /Drenica Press/

Lexo edhe4 vjeçarja që vdiq nga zjarri në Ulpianë qëndronte vetëm në shtëpi, ja ku i punonte nëna