back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHaradinaj ua jep lajmin e kërkuar veteranëve për pensionet

Haradinaj ua jep lajmin e kërkuar veteranëve për pensionet

Të ngjajshme

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

Qeveria e re e Kosovës e cila drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, do të gjejë një zgjidhje të shpejtë për pensionet e veteranëve të UÇK-së.

Kështu i ka thënë portalit “Gazeta Blic” Avdyl Mushkolaj, këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj dhe drejtor i zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta. Ai ka thënë se nesër do të ulën me shefin e Qeverisë për të diskutuar rreth kësaj çështje në atë mënyrë që të gjejnë një zgjidhje.

“Nesër e kemi një takim me kryeministrin Haradinaj dhe do të diskutojmë për këtë çështje, besoj se do të gjejmë një zgjidhje të shpejtë. Pjesa e mbetur e pensionit të muajit të kaluar do të ju dalë veteranëve më së voni deri në fund të këtij muaji kur edhe do ta marrin pensionin për mujin shtator”, ka deklaruar Mushkolaj për “Gazeta Blic”

Janë mbi 40 mijë veteranë të UÇK-së të cilët pensionin e rregullt në vlerë prej 170 euro në muajin e kaluar e kanë marrë vetëm nga 50 euro prej tyre,  si rezultat i mungesës së buxhetit për pagat e plota.  Me vendim të ish-kryeministrit Isa Mustafa, buxheti i mbetur prej mbi 1 miliardë eurove për këtë kategori është ndarë në mënyrë propocionale.

‘Telashet’ me pensione të kategorive të dala nga lufta po shihen si rezultat i numrit të madh të tyre në listat e kategorive përkatëse. Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar buxhetin e Kosovës, edhe në vitin e kaluar ku kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë.

Ndryshe, Prokuroria e Shtetit ka bërë objekt hetimi listën me mbi 40 mijë veteranë të UÇK-së që nga viti i kaluar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz