Haradinaj: U keqkuptova kur thash se baba Hilmi ua la pasurinë vetëm djemve
01

Lexo edheTregon Ganimete Musliu, a shkoj dje në Polici për ta denoncuar Liburn Aliun (VIDEO)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është keqkuptuar në rastin kur ka treguar se babai i tij Hilmiu ia ka lënë trashëgiminë vetëm djemve të tij, pasi sipas tij mentaliteti i vendeve rurale, se trashëgimia duhet t’iu lihet vetëm djemve është mentalitet i gabuar.
Sipas Haradinajt, ky mentalitet duhet të ndryshohet, jo vetëm me ligje por edhe në mentalitetin e shoqërisë kosovare.
“Ne ende sot e kësaj dite që në vende rurale, thuhet se pasuria iu takon djemve. Dhe kjo duhet të ndryshojë në Kosovë jo vetëm me ligj, por edhe në mentalitet”, ka deklaruar Haradinaj gjatë një diskutimi të organizuar nga NDI, shkruan Periskopi.

Lexo edheTregon Ganimete Musliu, a shkoj dje në Polici për ta denoncuar Liburn Aliun (VIDEO)
Ai ka thënë se do të luftojë për të drejtat e grave.
“Nuk kisha prituar asnjëherë për të qenë luftëtar i se drejtës së gruas në Kosovë”, është shprehur ai./Periskopi/