back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeTregon Ganimete Musliu, a shkoj dje në Polici për ta denoncuar Liburn...

Tregon Ganimete Musliu, a shkoj dje në Polici për ta denoncuar Liburn Aliun (VIDEO)

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Katër herë u hodh gaz dje në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Vetëvendosjes, në përpjekjet e tyre për ta parandaluar ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Deputetët e VV-së, u përpoqën në mënyra të ndryshme për ta penguar mbajtjen e seancave.

Madje, deputeti Liburn Aliu i mori kaltrat e deputetëve të koalicionit për ta penguar votimin, pasi që ata kishin dalë nga seanca për shkak të tymit të lotsjellësit. Deputetja Ganimete Musliu, dje pas këtij veprimi të Aliut, tha se rastin do ta denoncojë në Polici.

Deputetja e ka mbajtur premtimin.

Në një intervistë për Periskopin, deputetja Musliu konfirmoi se rastin e ka paraqitur në Polici.

“Unë kam deklaruar publikisht se do ta denoncojë rastin tim në Polici, pas kërkesës drejtuar Liburnit që të ma kthejë kartelën. E kam njoftuar edhe Liburnin. Dhe po, kam kryer punën time si deputete dhe kam mbajtur premtimin publik  që kam thënë. Pas përfundimit të votimit, kam shkuar në Polici dhe e kam denoncuar për vjedhje Liburn Aliun”, tha ajo.

Musliu tha se kishte kërkuar miqësisht nga deputeti Aliu që t’ia kthejë kartelën, por tha se ai nuk ia kishte kthyer.

“Fillimisht i kam kërkuar kolegut tim, Liburn Aliu që të ma kthejë kartelën, sepse ajo më identifikon mua si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe më hyn në shërbim për të kryer punët e mia në Kuvend. E kam lutur miqësisht që nuk është një gjest i mirë dhe të na kthejë. Ka hezituar dhe ka thënë se më nuk mund t’i kthejë sepse ato më nuk janë në objektet e Kuvendit”, tha ajo për Periskopi.

Musli tha se kartelat nuk janë kthyer përkundër denoncimit në Polici.

“Jo nuk janë kthyer ato kartela. Edhe sot nuk di për fatin e atyre kartelave. Ne i kemi zëvendësuar me kartela të reja. Atë mungesë na ka plotësuar administrata e Kuvendit. Por është një fyerje për deputetët që të kërcënohen nga kafiteritë që eja nëse dëshiron t’i merrni kartelat. E kam parë si kërcënim direkt ndaj deputetëve”, tha ajo. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz