BallinaLajmeHaradinaj tregon se a do të garojë për Kryetar të AAK-së

Haradinaj tregon se a do të garojë për Kryetar të AAK-së

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Ademi uron FC Prishtina 01 për titullin e pestë në Kupën e Kosovës në futsall

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Zgjedhja e presidentit në Kosovë përmbyllet me mospajtime politike

Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri,...

Daut Haradinaj nga AAK ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të partisë nënkupton përgatitje të këtij subjekti për zgjedhjet e brendshme në të cilat të gjithë do të jenë të barabartë për të garuar për kreun e saj.

Në Zona B të Klan Kosova, Daut Haradinaj, ka pohuar se ai nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar.

“Jam komod me detyrat që kam pasë deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”.Haradinaj ka thënë se shpallja e zgjedhjeve të brendshme që do të kryhen deri në qershor të 2020-ës ka ndodhur pas rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.“Ne kemi bërë analiza, ka pasë argumente të ndryshme. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pasë rezultate të mira nëpër komuna. Me zgjedhjet e brendshme synojmë që AAK të mos jetë e përfaqësuar vetëm nga një regjion”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz