Haradinaj takon Kongresistin amerikan Keith Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik
dp

Lexo edheVetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar

Ramush Haradinaj, ka njoftuar për një takim me Kongresistin amerikan Keith Self, të cilin e ka cilësuar si një takim të rëndësishëm në funksion të forcimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se e ka falënderuar Kongresistin Self për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe për përkushtimin ndaj vlerave të lirisë, paqes dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.
“Ishte nder i veçantë të takoj Kongresistin Keith Self. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë, paqes dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edheVetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Tutje, ai ka shprehur mirënjohje për rolin personal të Kongresistit amerikan, si dhe për rolin historik të Amerikës në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Haradinaj ka theksuar se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet jetik për vendin dhe rajonin, duke shtuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet e fortë dhe e përhershme.
