Haradinaj takoi shefen e re te UNDP-së, Ulrika Richardson

Kryeministri Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, shefen e re të UNDP-së, për Kosovë, Ulrika Richardson, udhëheqëse e Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë.
Më këtë rast, kryeministri Haradinaj e uroi për detyrë e re, duke e njoftuar për prioritetet qeverisëse si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qeverisë dhe UNDP-së.
Kryeministri Haradinaj u zotua që ky bashkëpunim me UNDP-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen për realizimin e projekteve në vazhdim ku do të jenë të përfshira të gjitha ministritë.

Lexo edhe“Al Petrol” nuk ka licencë për “Shell”, urdhërohet t’i heq reklamat me këtë emër
“Që nga viti 1999, UNDP i ka dhënë shumë Kosovës dhe kjo organizatë po kontribuon në vazhdimësi në qeverisjen e mirë, fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe në fusha të tjera të rëndësishme për mirëqenien tonë. Kosova ka nevojë për këtë partneritet”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, Ulrika Richardson, udhëheqëse e Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, në Kosovë, vlerësoi të arriturat e deritashme dhe shprehu përkrahjen e mëtejme të UNDP-së për proceset zhvillimore në Kosovë.














