BallinaLajmeHaradinaj takohet me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor

Haradinaj takohet me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Kryeministri Haradinaj, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderoi presidentin Pahor për vizitën që po i bënë Kosovës, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Është privilegj të kemi në vizitë presidentin Pahor. Me këtë rast e falënderova në emër të kosovarëve për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe shpreha admirimin për të arriturat e shtetit slloven” , tha kryeministri Haradinaj.

Duke vlerësuar rolin e kompanive sllovene në Kosovë, kryeministri Haradinaj tha se Sllovenia është partneri më i madh ekonomik i Kosovës. Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e qeverisë për të punuar në mënyrë konsistente për zhvillimin ekonomik të vendit.

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha se Sllovenia do ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe të zhvillimit ekonomik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz