back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Qeveria do të angazhohet që të gjendet një zgjidhje për banorët...

Haradinaj: Qeveria do të angazhohet që të gjendet një zgjidhje për banorët e fshatrave të Ferizajt

Të ngjajshme

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë...

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar vendin ku po mbahej protesta e organizuar nga banorët e fshatrave Bablak, Lubovc, Tërn, Koshare dhe Slivovë të Komunës së Ferizajt, me të cilët bashkëbisedoi për t’i dhënë zgjidhje kërkesës së tyre për ndërtimin e rrugës që i lidh fshatrat e tyre me magjistralen e Ferizajt dhe atë të Shtimes.

Kryeministri Haradinaj, me këtë rast premtoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’u krijojë lehtësira të gjithë banorëve të këtyre fshatrave dhe qasje në rrugët magjistrale.

Duke parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen këto rrugë, e sidomos, pas vërshimeve të fundit të cilat i kanë dëmtuar në masë të konsideruar rrugët e këtyre fshatrave, kryeministri Haradinaj theksoi gatishmërinë  e qeverisë që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejt për banorët e këtyre fshatrave. 

“Po punojmë që të gjendet një mënyrë sa më e shpejtë për të kaluar të gjitha etapat që kanë mbetur. Ne nuk ndërhyjmë në punën e institucioneve të pavarura, por besoj se të gjithë janë të vetëdijshëm që të hiqen pengesat për të filluar me ndërtimin e rrugës”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj i siguroi banorët se Qeveria do të marrë përsipër që të kryej punët e mbetura në ndërtimin e rrugës që i lidh këto fshatra me rrugët magjistrale.

“Sigurt e keni se ne do të interesohemi për ndërtimin e rrugëve. Jam thellë i bindur se do ta gjejmë një mënyrë për t’i dhënë prioritet kësaj çështje, në mënyrë që të fillojnë punimet”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi, tha se qeveria është e interesuar që kjo punë të përmbyllet sa më parë, duke siguruar banorët e fshatrave të Ferizajt se punimet në ndërtimin e rrugës do të fillojnë sa më shpejt, në mënyrë që i tërë projekti të përmbyllet në afat kohor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz