back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeHaradinaj premton edhe një kamp tjetër Bondsteel por s’ka lidhje me ushtrinë

Haradinaj premton edhe një kamp tjetër Bondsteel por s’ka lidhje me ushtrinë

Të ngjajshme

Prishtina shënon ngritje në ranglistën botërore për cilësinë e ajrit

Prishtina ka shënuar rritje në ranglistën e cilësisë së...

Sharr Travel rrit udhëtimet Zvicër–Kosovë për festat e fundvitit

Sharr Travel ka njoftuar shtimin e udhëtimeve në linjën...

Pas pak një prime i zjarrtë, a do ketë hyrje të reja në BBVK?

Një prime plot adrenalinë pritet të zhvillohet edhe sonte...

Kandidati për kryeministër i PDK-së, AAK-NISMA dhe partive të tjera të vogla në këtë koalicion, Ramush Haradinaj, ka bërë një premtim interesant në Gilan.

Në një takim me qytetarë të Gilanit, Haradinaj ka dhënë një premtim që lidhet me Ferizajn.

Kur është pyetur për zhvillim ekonomik ai ka marrë shembullin e kampit ushtarak amerikan Bondsteel që gjendet në Ferizaj. Por Haradinaj tha se planifikon të ndërtoj një Bondsteel të dytë, por jo ushtarak.

“Boondsteeli është krenari e shqiptarëve. Ushtria që është gardian e lirisë së popujve që është gardian i yni i lirisë, është e vendosur tek ne. Krahas kësaj baze do të ishte një krenari që do ta kishim një Boondsteel ekonomik, ekonomi amerikane në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Madje përpos përfitimit ekonomik, sipas Haradinajt ky “kamp ekonomik amerikan” do të shërbente edhe për dicka tjetër.

“Kur të vjen naj kryetar i Amerikës do ta sheh edhe Boondsteelin ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz