back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeHaradinaj: Po i shohim përpëlitjet e fundit të Hagës, vitin e ardhshëm...

Haradinaj: Po i shohim përpëlitjet e fundit të Hagës, vitin e ardhshëm do festojmë bashkë me shokët e luftës

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për atmosferën e rënduar psikologjike në Hagë dhe zhvillimet e fundit rreth procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai theksoi se presioni është i madh dhe se deklaratat e ashpra nga të akuzuarit nuk janë të pazakonta në këto rrethana.

Sipas Haradinajt, faktet janë të pamohueshme dhe dëshmitë e paraqitura deri tani për Hashim Thaçin kanë treguar të vërtetën e plotë mbi rolin e UÇK-së para dhe pas luftës.

Ai u shpreh optimist se “përpëlitjet e Hagës janë të fundit” dhe se drejtësia do të triumfojë, duke parashikuar që vitin e ardhshëm, ish-luftëtarët do të festojnë sërish së bashku.

“Në Hagë është një presion shumë i madh psikologjik. Prandaj nuk është hera e parë që ai shprehet ashtu. Faktet janë kryeneçe dhe duhet që të mposhtin dëshmitë e joshura. Dëshmitë për Thaçin treguan gjithë të vërtetat. Ata e dinë se si është sjellë UÇK-ja para dhe pas luftës. Unë mendoj që përpëlitjet e Hagës, janë përpëlitjet e fundit. Unë mendoj që drejtësia do të fitojnë, duan apo nuk duan. Unë mendoj që vitin e ardhshëm do festojnë me shokët e luftës. Sepse këtu fitojmë të gjithë, fitojnë ata personalisht”, tha Haradinaj në një intervistë në ABC News.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz