Haradinaj: Partia më thotë të shkojmë vetëm në zgjedhje, mund të shkojmë në koalicion AAK-NISMA-PSD-AKR
BILLI

Lexo edheNë një dasmë në Ferizaj bëhen bashkë pozitë dhe opozitë, Haradinaj dhe Selimi! (FOTO)

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka treguar opsionet e partisë së tij për koalicionet e mundshme për zgjedhjet parlamentare.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se të gjitha partitë kanë qenë për zgjedhje dhe sipas tij tani është mirë që partitë kur të shkojnë te Presidenti të kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve.
“Është mirë që të gjitha partitë të dakordohen për shpërndarjen e parlamentit”, ka thënë kryetari i AAK-së duke shtuar se nuk preferon një qeveri teknike.
Haradinaj ka thënë se është vlerësim i strukturave të AAK-së që të shkohet vetëm në zgjedhje parlamentare.

Lexo edheNë një dasmë në Ferizaj bëhen bashkë pozitë dhe opozitë, Haradinaj dhe Selimi! (FOTO)
“Ndjejmë një afërsi me NISMA-n, PSD-në, AKR-në dhe ndonjë parti tjetër”.
Ai ka thënë se me një koalicion të tillë Aleanca synon të merr primatin edhe pse ai shton se edhe si parti e vetme kanë synim të dalin si e parë në zgjedhje.