back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeHaradinaj nga Klina: Aleanca po rritet, vizioni ynë është për stabilitet dhe...

Haradinaj nga Klina: Aleanca po rritet, vizioni ynë është për stabilitet dhe zhvillim

Të ngjajshme

Gashani: Dyfishohet mbështetja për sportistet dhe trajneret femra – nga 200 në 400 euro

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se qeveria...

Semenyo shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

Antoine Semenyo po kalon një superformë me Manchester Cityn. Ganezi,...

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbështetja për Aleancën po vazhdon të rritet në të gjitha qytetet e Kosovës, duke theksuar se tubimi elektoral i mbajtur në Klinë dëshmoi përkrahje të fuqishme dhe besim të qytetarëve ndaj programit të AAK-së.

Haradinaj bëri të ditur se para qytetarëve të Klinës u prezantua plani katërvjeçar i Aleancës, i cili, sipas tij, është ndërtuar mbi nevojat reale të qytetarëve dhe synon përmirësimin e jetës së individit, fuqizimin e familjes dhe forcimin e interesit të përbashkët shoqëror.

Ai theksoi se vizioni i AAK-së është i orientuar drejt stabilitetit institucional, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të një perspektive të qëndrueshme për vendin.

“Klina është krah një vizioni që synon një Kosovë më të qëndrueshme, më të fortë dhe me rrugë të qartë drejt së ardhmes”, ka deklaruar Haradinaj pas tubimit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz