Haradinaj: Nëse Serbia s’e heq Kosovën nga Kushtetuta e saj, Nishin do ta fusim në hartën e Kosovës (Video)
BILLI

Lexo edheGecaj i quan diktatorë të një fytyre Thaçin e Veselin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të dalë dikush e t’i prish agjendat e Serbisë më të cilat po tallet me Kosovën. Ai thotë se vet ka rënë pre e këtyre agjendave, duke qenë për mbi tre muaj i ndaluar nga autoritetet franceze.
Në emisionin “Rrokum Rroll” të TV Rrokum, Haradinaj ka thënë se “duhet me i tregu Bashkimit Evropian (BE), dhe në veçanti SHBA-ve, se nuk jemi më popull që tallet dikush me ne”!
“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë. Unë i jam mirënjohës Berlinit, i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur është në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE-ja po shihet se nuk mundet me i bind palët me marrë vendime të prera. Këtu duhet me ndërhy Amerika dhe me ia tregu vendin Serbisë”, ka shtuar Haradinaj.
Lexo edheGecaj i quan diktatorë të një fytyre Thaçin e Veselin
Ai shton se Serbia duhet ta heq Kosovën nga preambula e Kushtetutës së saj. Ndryshe, shton se duhet reciprocitet që të fusim në hartën e Kosovës një të tretën e tokës së tyre, që nga Nishi. /Telegrafi/