back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Në kohën e Holokaustit, ne dhamë provimin si popull!

Haradinaj: Në kohën e Holokaustit, ne dhamë provimin si popull!

Të ngjajshme

Petritsch thotë se Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri demokratike e të qëndrueshme

Diplomati austriak dhe ish-negociatori i Rambujesë, Wolfgang Petritsch, ka...

Taksat doganore po rrisin koston e porosive ndërkombëtare në Kosovë

Kostoja e produkteve të blera online jashtë Kosovës, që...

Ish-ministri Shatri: Qeveria po fsheh shifrat – 213 mijë të shpërngulur, punësimi në rënie

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, ka kundërshtuar...

Policia jep detaje lidhur me aksidentin te QKUK-ja

Nga aksidenti në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë Holokaustit, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj theksoi se si çdo vend në botë, edhe në Kosovë kujtohet tragjedia e Luftës së Dytë Botërore, kujtohen dhimbjet e mëdha, fati i hebrenjve, viktimë e asaj lufte, pra kujtohet Dita Ndërkombëtare e Holokaustit.

“Në Kosovë te shqiptarët kemi ndjenjën e mirë se në atë kohë e kemi dhënë provimin si popull, por duke kujtuar tragjedinë e së kaluarës dërgojmë porositë që të gjithë të jemi vigjilentë që njerëzimit të mos i përsëriten kurrë tragjedi të tilla. Populli ynë ka kaluar nëpër tragjedi, i kemi tragjeditë e luftës 1998-1999 dhe jemi të ndjeshëm për këtë. Respekt për të gjithë ata që iu mor jeta në mënyrë të padrejtë në tragjeditë e së kaluarës”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz