Haradinaj në “gjah”. Mbrëmë ishte në darkë me deputetin e Vetëvendosjes! (Foto)

Nuk dihet ende lista përfundimtare e deputetëve të Vetëvendosjes, por brenda saj në bazë të votave që ka marrë do jete edhe kandidati, Dukagjin Gorani.
Dhe ky i fundit, duket se po bënë një lëvizja aspak të pranueshme për subjektin që i takon. Dukagjin Gorani, është takuar mbrëmë me kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj. Takimi nuk ka qënë i rastësisishëm. Ata janë parë në një darkë të përbashkët në qytetin e Pejës, shkruan Magazina.al
Në këto foto të siguruara nga Magazina.al shihen edhe figura të tjera të AAK-së, por edhe udhëheqës të BIK-ut për Pejën.
Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se i ka votat për ta krijuar qeverinë dhe ka mohuar se po bën kontrabandim të deputetëve. Thjeshtë sic ka thënë ai, kjo ndodhë për shkak të vullnetit dhe respektit që ata kanë për figurën e liderit të AAK-së.
Lexo edheKandidatët për deputetë akuzojnë partitë për vjedhje të votave
A është Dugi i VV-së, njëri ndër ta? Kjo pritet të shihet në ditët në vazhdim, pasi Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës në krye me Haradinaj, do krijohet në korrik.















