back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeHaradinaj: Ndikimet në sistemin e drejtësisë, imponuan Gjykatën Speciale, UÇK-ja është e...

Haradinaj: Ndikimet në sistemin e drejtësisë, imponuan Gjykatën Speciale, UÇK-ja është e pastër

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për dënimet dhe akuzat e fundit kundër disa udhëheqësve të UÇK-së.

Ai konsideron se vlerat e luftës dhe UÇK-ja, janë të pakontestueshme, të pamohueshme dhe janë bazament i lirisë së Kosovës.

“UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare dhe të drejtë, dhe përpjekjet për të demonizuar këtë luftë, i konsideroj përpjekje të orientuara kundër Kosovës dhe lirisë së saj. Aktakuzat eventuale ndaj ish drejtuesve apo ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nuk guxojnë të shndërrohen në një front për goditjen e vlerave të luftës dhe UÇK-në, si shtyllë kryesore e kësaj lufte”, ka thënë Haradinaj.

“Prandaj unë dhe AAK si strukturë politike, jemi për shtet ligjor dhe për bashkëpunim pa kushte me drejtësinë, për zbardhjen e të gjitha krimeve të pretenduara, qoftë para, gjatë, apo pas luftës në Kosovë.

Nëse shqetësimi se drejtësia në Kosovë është e kapur është i bazuar,  Shteti edhe mund të ndërhyjë në krijimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë, por jo të ndërhyjë në vet sistemin gjyqësor”, thekson ai.

Sipas Haradinajt, moskrijimi i një sistemi efikas gjyqësor në Kosovë, është përgjegjësi e institucioneve të shtetit, ndërsa ndikimet në këtë sistem të drejtësisë, kanë imponuar projektet ndërkombëtare për krijimin e gjykatave të specializuara, apo edhe të mekanizmave të tjerë jashtë sistemit të  gjyqësor të Kosovës.

“Pavarësisht zhvillimeve rreth kësaj çështjeje, unë shpreh bindjen time të plotë, se lufta e fundit e një populli për liri dhe e UÇK-së si prijatare e saj, pas këtyre proceseve do të dalë më e pastër dhe më e shenjtë!”, ka thënë Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz