BallinaLajmeHaradinaj: Malta është vend mik i Kosovës

Haradinaj: Malta është vend mik i Kosovës

Të ngjajshme

‘Do fitojmë apo ajo?’, Eni Koçi në mbështetje të Kosovës

Në prag të përballjes vendimtare mes Kombëtares së Kosovës...

Mirlind Daku deklarohet para ndeshjes Kosovë-Turqi, ky është parashikimi i tij

Sonte sytë e gjithë shqiptarëve janë kah stadiumi “Fadil...

Legjenda e futbollit amerikan nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit

Legjenda e futbollit të SHBA-së, Marcelo Balboa ka komentuar...

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

“Malta është një nga vendet mike të Kosovës dhe ne kemi zhvilluar gjithmonë raporte korrekte me këtë vend. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe Kosova është e përkushtuar që të avancojë me raportet e ndërsjella në të gjitha fushat”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim ambasadorin e Maltës, jorezident në Kosovë, Godwin Pulis.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Ambasadorin Pulis me progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrimet evropiane, si dhe fuqizimin në rend dhe ligj.

Duke e falënderuar për kontributin e Maltës dhënë për shtetndërtimin e Kosovës në të gjitha fazat e saj, kryeministri Haradinaj, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral me këtë shtet mik edhe më tutje, duke u fokusuar më shumë në bashkëpunim në fushën e arsimit dhe në fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Ambasadori Pulis mbështetjen e vendit të tij në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Ambasadori Godwin Pulis, shprehu përkrahjen e Maltës për Kosovën si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz