BallinaLajmeLajm i mirë për ekonominë e vendit, Miratohet Projektligji për Tatimin mbi...

Lajm i mirë për ekonominë e vendit, Miratohet Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e shtuar 

Të ngjajshme

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ukrainë-Shqipëri, ky është rezultati

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e...

Përfundon pa gola pjesa e parë në ndeshjen Kosovë-Turqi

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja historike mes...

Italia përfiton nga gabimi i Bosnjës, shënon golin e epërsisë

Italia ka arritur të shënojë golin e epërsisë ndaj...

Sulm dhe kanosje në Kaçanik, konfiskohen dy armë zjarri

Policia njofton se janë iniciuar dy vepra penale: “Sulmi”...

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë sot një nga vendimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, duke miratuar Projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Projektligji adreson rregullimin e sistemit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në territorin e Republikës së Kosovës, sistem i cili përfshinë aplikimin e tatimit të përgjithshëm në konsum për mallra dhe shërbime. Projektligji vlerësohet si pjesa më e rëndësishme e reformës fiskale të Qeverisë dhe ofron lehtësi dhe lirime që do të ndihmojnë zhvillimin e biznesit në vend.

TVSH është e përshkallëzuar në dy norma, atë standarde prej 18% dhe normën e reduktuar prej 8%, të vlerës së furnizimeve të importuara dhe furnizimeve të brendshme të tatueshme, me përjashtim të furnizimeve të liruara dhe furnizimeve të trajtuara si eksporte. TVSH-ja llogaritet në çmim sipas normës së aplikueshme, ngarkohet në mallra dhe shërbime, e që bartet nga konsumatori i fundit.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për kursimin, ndarjen dhe transferime buxhetore të organizatave, në pajtim me nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e vitit 2018. Me këtë vendim operacionalizohen shpenzimet buxhetore për vitin 2018 duke bërë të mundshëm realizimin dhe implementimin e politikave qeveritare gjatë këtij viti.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për miratimin e nismës të Ministrisë së Financave për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për financim e “Projektit për patundshmëri dhe infrastrukturë gjeohapësinore”. Marrëveshja siguron një kredi të favorshme në vlerë 16,5 milionë dollarë dhe do të shërbejë në implementimin  e këtij projekti.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën për ndarje të mjeteve financiare për Trupin Koordinues të lobimit për anëtarësimin e Kosovës në INTRPOL.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz