back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Këta të PDK-së më quanin “dezertor” edhe nga “Rogner”-i në kohë...

Haradinaj: Këta të PDK-së më quanin “dezertor” edhe nga “Rogner”-i në kohë të luftës

Të ngjajshme

Hasani: Mbajtja e seancës për Qeverinë është jokushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, aktualisht profesor i...

Vashat e Kosovë mposhten nga Turqia në ndeshjen e parë

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave sot ka...

Zyrtare: Chelsea blindon talentin që ditë më parë shkroi historinë në Champions League

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës së parë profesionale...

Çka nëse Kurti s’arrin ta bëjë Qeverinë të dielën?

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës,...

Ramush Haradinaj u është përgjigjur zyrtarëve të PDK-së, të cilët po e quajnë “dezertor” pas dorëheqjes nga Qeveria e Kosovës, ku për dy vite mbajti pozitën e kryeministrit.

Haradinaj ka thënë se njerëzit e PDK-së e quanin kështu edhe nga hoteli “Rogner” në Tiranë gjatë kohës së luftës.

Ai ka thënë se përderisa ai luftonte kundër serbëve, zyrtarët e PDK-së e akuzonin nga Tirana.

“Këta kolegët e PDK-së, këta ma qujshin dezerter edhe prej Rognerit. Prej atëherë më qujshin dezerter, a unë t’u luftu”, ka thënë Haradinaj.

“Unë s’po them që është dezertor, se lufta është e vështirë. Dikush qëndron e dikush s’mun qëndron. Unë s’e kam pas armikun asnjëherë më larg se 300 metra. Këta më akuzojshin: s’po ngon e s’po merr vesh… e kështu”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, tutje ka treguar se pse ka hyrë në politikë, pas lufte ku shërbeu si gjeneral.

“Kam pasë bindje politike edhe përpara. Bindja për liri dhe për të drejtë të vendit tonë. Mospajtimet mes brezave tonë, janë gjatë gjithë kohës. Edhe gjatë kohës së Titos. Kur i kam pa proceset e reja pas lufte. Polarizimet e atëhershme. Mendova që është me rëndësi që me u kyçë edhe në atë pjesë të re”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz