back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Jemi përcaktuar që prodhuesve, përpunuesve dhe kompanive të vendit t’iu japim...

Haradinaj: Jemi përcaktuar që prodhuesve, përpunuesve dhe kompanive të vendit t’iu japim më shumë siguri, besim, por edhe përkrahje

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

“Jemi përcaktuar që ky vit të jetë viti i ekonomisë, i prodhuesve, përpunuesve dhe kompanive të vendit, që atyre t’iu japim më shumë siguri, besim, e në raste të caktuara edhe përkrahje kur ka mundësi”, kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në kompaninë “Gacaferi” në Pejë, e cila bën përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobileve.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj u prit nga pronari Naim Gacaferi me bashkëpunëtorë, nga i cili është njoftuar për punët, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet kompania, e cila ka traditë rreth 60 vjeçare.

“Jam rritur me emrin Gacaferi dhe nuk ka dikush në Kosovë që nuk e di për kompaninë “Gacaferi”. Janë njerëz të respektuar jo vetëm në Pejë, e në këtë trevë, por prodhimet e kësaj kompanie e kanë marrë besimin edhe të tregjeve të jashtme, si në Zvicër, Gjermani, etj”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se tani prodhuesit tanë e kanë më të lehtë të punojnë, meqë lënda e parë dhe pajisjet janë të liruara nga taksa dhe pikërisht në frymën e këtyre lehtësirave po zhvillohet edhe kjo vizitë, për të parë nga afër mundësitë për përkrahjen e bizneseve vendore.

Pronari Naim Gacaferi, falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën, duke thënë se mbështetja e tij për bizneset vendore është ndihmë e madhe.

“Vitin e kaluar kemi pasur ngritje afër 30 për qind me eksport, ndërsa këtë viti presim që të realizojmë deri në 45 për qind”, tha Gacaferi, i cili ka të punësuar rreth 50 punëtorë dhe përveç tregut vendor, kjo kompani eksporton prodhimet e saj edhe në vendet të ndryshme të Evropës.

Vizita e Kryeministrit Haradinaj në fabrikën “Gacaferi” po zhvillohet në vazhdën e vizitave për të mbështetur dhe fuqizuar sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit, në kuadër të vitit ekonomik, i shpallur nga Qeveria e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz