back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Italia ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e...

Haradinaj: Italia ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetndërtimit

Të ngjajshme

WOW: Yildiz “shpërthen” me supergol kundër Interit (VIDEO)

Në një ndeshje plot emocione mes dy rivalëve të...

Një grup protestuesish nga Kosova nisen për Hagë

Nesër është paraparë një protestë masive në Hagë, ku...

Engjellusha nis jetesën në Zvicër, detaji që mori vëmendjen (Foto)

Këngëtarja e njohur, Engjellusha Salihu, javë më parë kurorëzoi...

“Në kohë krize, vajza e djem nga Italia e kanë ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj. Kjo ndihmë ka vazhduar edhe në kohë paqeje dhe Kosova është mirënjohëse gjithmonë”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me ministren e Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministren Trenta për zhvillimet e fundit politike në vend, përmirësimin e situatës së sigurisë, ndërtimin e raporteve të mira me fqinjët, dhe për të arriturat e Kosovës në ndërtimin e një sistemi të mirë në sundimin e rendit dhe ligjit.

Duke vlerësuar rolin e madh të Italisë për progresin e Kosovës, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me Italinë, duke kërkuar mbështetjen e ministres Trenta në proceset e rëndësishme për vendin, me theks të veçantë për tranzicionin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

“Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Mbështetja e shtetit Italian është e nevojshme edhe tani në hapat që jemi duke ndërmarrë për krijimin e ushtrisë së Kosovës, procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, por edhe në anëtarësimin në INTERPOL dhe në organizatat tjera ndërkombëtare”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke theksuar gatishmërinë e Kosovës që të shërbejë krah ushtrive në botë.

“Duhet të jeni krenarë me ushtarët tuaj që i keni dërguar në Kosovë. Ata kanë shërbyer me profesionalizëm dhe dinjitet dhe i kanë dhënë imazhin më të mirë vendit tuaj. Kosova është e gatshme t’i bashkohet misionit të NATO-së në ofrimin e paqes në botë”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.

Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Elisabetta Trenta, vlerësoi të arriturat në të gjitha fushat me rëndësi për vendin, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Forcës së Sigurisë në Kosovë, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtënant, Rrahman Rama dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu mori pjesë edhe në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz