back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeHaradinaj e shpallë rusin person ‘Non Grata’, urdhërohet ta lëshoj Kosovën menjëherë

Haradinaj e shpallë rusin person ‘Non Grata’, urdhërohet ta lëshoj Kosovën menjëherë

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar nga MPB që shtetasi rus, Mikhail Krasnoshchenkov të shpallet si person ‘Non Grata’.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se sipas këtij vendimi, urdhërohet që rusi ta lëshoj territorin e Republikës së Kosovës.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.

Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.

I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin.

Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit! /Indeksonline/

Haradinaj kërkon që rusi të shpallet person ‘Non Grata’, e urdhëron ta lëshoj Kosovën

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz