BallinaLajmeHaradinaj e Krasniqi intervistohen nesër në Hagë – Dalin detaje nga paraqitja...

Haradinaj e Krasniqi intervistohen nesër në Hagë – Dalin detaje nga paraqitja e tyre në Speciale

Të ngjajshme

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje...

Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk kanë lidhje me SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei,...

Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

Një reklamë sapo u publikua në rrjetet sociale, për...

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi thuhet se do të intervistohen nga prokurorët e Speciales nesër në ora 09:30.Kështu ka deklaruar gazetari i RTV Dukagjinit, Fidan Rama, i cili po raporton për zhvillimet e fundit në Hagë.

Ai ka thënë se po mbahen fshehtë detaje të intervistimit të komandantëve e ushtarëve të UÇK-së.

Ai thotë se Haradinaj e Krasniqi do të paraqiten në zyrën e Prokurorit Special në ora 09:30, por nuk dihet sa do të zgjasë intervistimi i tyre.

Një gjë e tillë thuhet se varet nga përgjigjet e tyre.

Avokati i Shukri Bujës në një përgjigje dhënë për këtë media ka thënë se nuk është i autorizuar të flas për media lidhur me klientin e tij.

Sipas analistit, Astrit Gashi, avokatët po i këshillojnë klientët e tyre që të mbrohen në heshtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz