back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Batalioni “Atlantiku” pjesë e krenarisë sonë të lavdishme

Haradinaj: Batalioni “Atlantiku” pjesë e krenarisë sonë të lavdishme

Të ngjajshme

Shkodër: Antidroga asgjëson mbi 9 mijë bimë kanabisi

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e...

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin

Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA me Kosovën, analisti Adri Nurellari, thotë...

Ben Blushi: Albin Kurti, i ndershëm apo i dëmshëm për Kosovën?

Në një postim dhe kritik në Facebook, shkrimtari shqiptar...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, përfaqësues institucionalë të nivelit qendror dhe lokal, shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Kryeministri Haradinaj tha se për ato kohë të vështira të kombit tonë do të flitet gjithnjë brez pas brezi, e kur flitet për ato kohë të vështira të kombit tonë në përgjithësi, kur flitet për luftën e Kosovës, atëherë fatmirësisht në këtë historinë tonë të lavdishme edhe Batalioni “Atlantiku”, e ka pjesën e vet, e ka krenarinë e vet dhe është pjesë e historisë.

Në këtë Akademi Përkujtimore një fjalë rasti mbajti Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërsa në emër të Batalionit “Atlantiku”, folën Mark Gjonaj dhe komandanti i Batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu.

Fjala e plotë e kryeministrit Haradinaj në Akademi:

Shpresoj se po ndiheni mirë në Kosovë këto ditë, në shtëpinë e juaj, në shtëpinë tonë, sepse është shtëpia jonë, shtëpi për të cilën dikur ju vendosët edhe më dhënë jetën, se pse ai që shkon në luftë e dinë që mund të flijohet.

Për ato kohë të vështira të kombit tonë do të flitet gjithnjë brez pas brezi, e kur flitet për ato kohë të vështira të kombit tonë në përgjithësi, kur flitet për luftën e Kosovës, atëherë fatmirësisht në këtë historinë tonë të lavdishme edhe Batalioni “Atlantiku”, e ka pjesën e vet, e ka krenarinë e vet dhe është pjesë e historisë.

Ndryshe thënë,  historia jonë bëhet më e begatë dhe më e plotë, për shkak se edhe ata që ishin më së largu ju bashkuan atdheut.

Për me vendos për t’ju bashkuar thirrjes së atdheut, thirrjes për luftë dhe për të ardhur përtej oqeanit në Kosovë, në luftën tonë, vërtetë ky është një vendim, një ngjarje që meriton respekt, një vendim i shenjtë, një vendim për të cilin jo vetëm ju dhe familjet e juaja por i gjithë kombi ynë ka për t’u krenuar gjatë gjithë historisë tonë.

Ne, kur flasim për historinë e Kosovës, historia jonë është e dhimbshme, është një histori martire. Në emër të Kosovës janë thur lavde e mite edhe nga të tjerët dhe ende vazhdojnë të thuren lavde e mite për Kosovën tonë, për pjesën tonë të atdheut, për tokën tonë, të kombit tonë. Mirëpo, mendoj se ajo që  është me rëndësi të vërtetojmë të gjithë, është se ka zënë vend e drejta jonë e drejta e shqiptarëve, kanë zënë vend dëshmorët, martirët, heronjtë, ka zënë vend sakrifica dhe kontributi juaj, flijimi i vëllezërve Bytyqi, por edhe i gjithë vëllezërve dhe motrave tjera dhe gjithë qytetarëve tanë.

Tradita e bashkimit në përvjetor, është një traditë që duhet ta ruajmë dhe kultivojmë. Ne, këto ditë në Kosovë po i kujtojmë flijimet tona, flijimet shqiptare anë e mbanë atdheut tonë Kosovës. Janë flijime me plotë dhimbje janë civilë, gra, fëmijë e pleq të gjithë të pambrojtur, të cilët nuk ishin luftëtarë, nuk rrezikonin askënd, ishin në shtëpitë e veta.


Serbia sot po provon të mohoj krimet që i ka bërë, po provon të paraqitet viktimë te bota e qytetëruar, por provon ta ndërroj të vërtetën.

Si atëherë, edhe sot ju jeni të nevojshëm për atdheun. Duhet të jemi të bashkuar t’i tregojmë botës së qytetëruar se ne jo vetëm që ishim viktima, por ne përjetuam gjenocid i cili u ushtrua mbi popullin tonë. Çdo vlerë e popullit tonë qoftë ajo e mijëra vjetëve, qoftë edhe vlerë e re, fëmijë të porsalindur, qoftë edhe buka në magje, në sofër, jo vetëm kaq, mos e harroni këtë tregojuni të gjithëve se gjysma e popullit të Kosovës është përzënë jashtë vendit dhe gjysma tjetër në vend, është detyruar me u fshehë, është detyruar me jetu me torturë dhe këtë duhet t’ia bëjmë me dije botës.

Poashtu, njëzet mijë femra të Kosovës janë të abuzuara seksualisht, janë viktima të dhunës seksuale.

Përshëndesim iniciativat në Kongres dhe institucione tjera relevante ndërkombëtare që të nxirret në dritë e vërteta e Kosovës. Ne kemi me qenë çdoherë këtu bashkë mos me leju që dikush me tjetërsua të drejtën tonë, sakrificën tonë, jo vetëm të drejtën tonë me qenë në liri, por të drejtën për të na u njohur gjenocidi dhe të këqijat që i kanë ndodhur popullit tonë.

Dua të kërkoj ndihmën tuaj në emër të secilit prej nesh, që të rrimë të bashkuar, sepse puna jonë, puna e Kosovës, puna e atdheut tonë nuk është kryer krejt dhe nëse jemi bashkë kemi për ta kryer më nder ashtu siç i kemi kaluar dhe i kemi kryer shumë detyra të rënda në të kaluarën.

Shumë faleminderit të gjithëve. President,  poashtu faleminderit që jemi bashkuar në nderim të bashkëluftëtarëve tanë të Batalionit “Atlantiku”!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz