Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me 28 Nëntor.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë nëntor Prishtina do ta mbaj mend si nëntorin e tretë, ku të gjithë e pa dallim, do ta kundërshtojnë këtë padrejtësi dhe do të vihen në mbrojtje të shtetit.
Lexoni postimin e plotë:
Të bashkohemi në Nëntorin e tretë
Ky 28 nëntor duhet të na bashkojë sikur nëntorët e mëdhenj të historisë! Manifestimi i qytetëruar i yni, është rast për të bindur vendimmarrësit, kushdo qofshin ata, se ky popull nuk lejon përmbysjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu sikurse nuk lejon humbjen e territoreve tona.
Prishtina do ta mbajë mend si Nëntorin e tretë, ku të gjithë e pa dallim, do ta kundërshtojnë këtë pdrejtësi dhe do të vihen në mbrojtje të shtetit.
Ne do të festojmë por edhe do ta dërgojmë masazhin tonë të fuqishêm për Kosovën, ashtu siç e meriton kjo ditë e madhe!
Dita e flmurit tonë kombtar!
DH