Hapet afati kalimtar i verës në Premier League, ja kur mbaron

Afati kalimtar i verës, për transferimin e lojtarëve, është hapur zyrtarisht në Premierligë. Që nga sot, klubet angleze kanë të drejtë të regjistrojnë lojtarë të rinj në skuadrën e tyre.
Federata e Futbollit të Anglisë kishte bërë të ditur se këtë vit, afati kalimtar i verës do të fillojë më 16 maj dhe do të mbyllet më 8 gusht, në orën 18:00.
Klubet angleze kanë të drejtë të transferojë lojtarë që luajnë për klube të tjera angleze që nga sot, mirëpo për transferimin e lojtarëve që luajnë në vendet e tjera, ata duhet të presin deri më 11 qershor.
Kjo pasi që afati kalimtar i verës për të gjitha vendet e tjera nuk fillon deri më 11 qershor. Klubet angleze mund të arrijnë marrëveshje me lojtarë në klube jashtë Anglisë, mirëpo nuk mund t’i regjistrojnë ata në skuadër.

Lexo edheAktorja mban fjalën dhe zhvishet pas fitores së Lacios (FOTO LAJM)
Për momentin, klubet e Premierligës mund të transferojnë lojtarë nga ligat e tjera të Anglisë.
Edhe pas 8 gushtit, kur mbyllet afati kalimtar në Premierligë, klubet angleze do të mund të shesin apo huazojnë lojtarë nga ligat si Liga e Parë dhe Liga e Dytë, niveli i tretë dhe i katërt i futbollit në Angli, pasi që aty nuk do të mbyllet afati kalimtar deri më 2 shtator.














